Veshjet Popullore
Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
Per gra, tipet kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa stoli, floket t’i mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi të vecante kishte zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej nga zbukurimet.
Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit, psh. xhoken a perparjen.
Studimet e deritanishme, kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha të njejten moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe “dalmatikes” ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. Dhe elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.
VizitorVizitor

Veshjet Kombetare
Veshjet kombëtare shqiptare të regjioneve të ndryshme folklorike kanë orgjinalitetin e vet, koloritin e jashtëzakonshëm dhe janë shumë të lashta. Ato bëjnë pjesë në fondin botëror të veshjeve të popujve të Evropës dhe të Botës.Me këto veshje populli ynë ka bërë jetën e vet në përditshmëri, në festa, në lindje dhe në vdekje; në luftra dhe në paqe Me to ka kënduar dhe vallëzuar Me to edhe sot këndon dhe vallëzon përmes ansambleve amatore dhe profesionale të këngëve dhe valleve. Me këto veshje shqiptari është krenuar, sepse në to ka shprehur ndjenjat e veta prej artisti gjenial. Veshjet kombëtare shqiptare, një pasuri e rrallë kostumografike, në nivel planetar, i kanë lakmuar dhe i kanë pëlqyer njerz të shquar nga mbarë Evropa dhe Bota